ALBANIA'S

BUSINESS

GENERATION

APLIKO

Zër vendin tënd para mbylljes së aplikimeve.

KREU

Fuqizojmë sipërmarrjen tek të rinjtë.

Misioni

Sipas The Global Entrepreneurship and Development Institute, shqiptarët renditen 31% më lartë se mesatarja botërore për aftësi sipërmarrëse por 20% më poshtë për perceptimin e mundësive për sipërmarrje. Albania's Business Generation ndodhet këtu për t'i ndryshuar këto shifra!

Zgjidhja e ABG

Albania's Business Generation është një nismë për zhvillimin e sipërmarrjes tek brezi aktual i të rinjve në Shqipëri. Ne organizojmë programe 8-ditore për gjimnazistë që të themelojnë sipërmarrjet e tyre të para nën mbikëqyrjen e profesionistëve me emër në fushën e sipërmarrjes.
 
Kampi 8-ditor i ABG
Përgjatë verës 2017 ABG do organizojë 2 seksione 8-ditore të kampit të sipërmarrjes për gjimnazistë. Gjimnazistët pjesëmarrës do të ndahen në skuadra dhe do trajnohen nga profesionistë vendas nga fusha të ndryshme të biznesit. Përgjatë 8 ditëve, grupet e krijuara do të punojnë që nga ideimi deri tek ngritja e sipërmarrjeve.
Skuadrave fituese do ju mundësohet të përdorin ambjentet dhe burimet e Innovation Hub Tirana për 6 muaj për zhvillimin e idesë së tyre!

APLIKO

TË DHËNA KYÇE

Tirana Innovation Hub është një hapësirë prej 800 m², në zemër të kryeqytetit, në mbështetje të të rinjve të cilët kanë një ide biznesi.

Kur zhvillohet ABG

Seksioni 1:
8 Qershor — 15 Qershor
Seksioni 2:
16 Qershor — 23 Qershor

Ku ndodhet ABG

Pjesëmarrësit e ABG takohen përditë në orarin:
17:00 — 19:00

Afati i aplikimeve

 
Aplikimet për ABG mbyllen më
25 Maj 2017

Orari i takimeve

Pjesëmarrësit e pranuar do të paguajnë vetëm një herë shumën 4500 Lekë (të reja)

Bursat për ABG

Aftësia për të paguar nuk është element për pranim tek ABG. Aplikantët duhet të indikojnë në aplikim nevojën për bursë.

Pagesa për seksion

Si funksionon?

THEMELET

SIPËRMARRJE ME DISIPLINË

AFTËSITË

NDËRLIDHËSE

Çdo skuadër përshkon fazat e të ardhurit me ide krijuese, nxitjes fillestare të sipërmarrjes, dhe vetë-vlerësimit së bashku me ushtrime për forcimin e skuadrave. Këto ushtrime ndiqen fillimisht por edhe më vonë për të ndërtuar themelet afatgjata  të sipërmarrjes tek pjesëmarrësit.

Bazuar në metodën  Disciplined Entrepreneurship, pjesëmarrësit do prezantohen me numrat që qëndrojnë pas kompanive të suksesshme. Njohuria nga zbërthimi i suksesit të këtyre kompanive do të aplikohet në vetë sipërmarrjet e secilës skuadër.

Trajnim mbi aftësi të mëtejshme si të punuarit në grup, të udhëhequrit, menaxhimi i kohës, dhe komunikuese janë pjesë e programit. Të tilla aftësi janë të domosdoshmë për efikasitetin maksimal të skuadrave dhe pjesëmarrësve gjatë ABG si dhe më tej.

Mentorët

Klajdi Turlla

Kelvin Çobanaj

Ergest Nako

Shkëlzen Marku

Albi Zhulali

Ergest Nako

Saimir Musta

Ergest Nako

Gjergji Kalaja

Alen Saqe

Erton Graceni

Ergest Nako

Mateo Prifti

Ertina Dyrma

Partnerët

Organizatorët

Një grup prej 4 të rinjsh të zakonshëm nga Tirana por me një pasion të zjarrtë për sipërmarrje nisën Albania's Business Generation në verën e 2016. Sot, me të njëjtin qëllim—zhvillimin e sipërmarrjes tek gjimnazistët shqiptarë—këta 4 të rinj po punojnë për realizimin e një programi elitar sipërmarrjeje.

Marketing

Bleona Duka

Bleona ndjek vitin e parë
të studimeve për
Business Informatics tek
Epoka University. Ka qenë
fituese e vendit të dytë tek
Startup Weekend Tirana 6.0
dhe perfshihet në aktivitete për
zhvillimin e rinisë—është vullnetare
tek
AIESEC.  Ajo i është bashkuar ABG pasi e sheh si një mundesi të shkëlqyer për të ndihmuar moshatarë për të zbuluar pasionet dhe aftësinë për te qenë i pavarur.

Drejtor Ekzekutiv

Rodrig Naska

Rodrigu është një student
në vitin e fundit  tek
Kokomo High School. Ai ka
themeluar Kokomo
Entrepreneurs by
MIT Launch
nga ku ka marrë dhe frymëzimin
për nisjen e ABG. Rodrigu ka
shërbyer edhe si delegat për rekrutim
nxënësish për Kokomo High School. Më tepër, ka qenë edhe bashkëthemelues i Tirana Zbuluar për promovimin e Tiranës tek banorët e saj. Ai shpreson që nëpërmjet ABG të fuqizojë ata të rinj që kanë potencial për të zhvilluar Shqipërinë

Koordinator

Kevin Caco

Kevini është maturant në
gjimnazin Ismail Qemali.
Ai është goxha i përfshirë
në veprimtari shkollore te
gjimnazit Ismail Qemali si
dhe në financë dhe bursat
botërore. Kevin ndihet se duke
ndihmuar me ABG ai po shtyn në përforcimin e ekonomisë së Shqipërisë

Sekretar

Denis Naska

Denisi po përfundon vitin
e fundit të gjimnazit midis
Kokomo High School, në
ShBA, dhe  Gjimnazit
Guinnes. në Tiranë. Ai ka
punuar gjerësisht për zhvillimin
e ideve të grupeve të para të ABG
nëpërmjet koorfinimit me  organizata ndihmëtare të tjera.  Arsyeja etij për t'iu bashkuar ABG është të  shohë lidhje më të forta midis studentëve dhe komunitetit të biznesit.

Aplikimi

Na ndiq në rrjete sociale për të rejat më të fundit:

© 2017 Albania's Business Generation

Të dhëna kontakti:
info@albusinessgen.com
068  221 1082